Operacioni plastik në zonën intime i merr jetën miliarderit

Evropë

Operacioni plastik në zonën intime i merr jetën miliarderit

Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:59
Ehud Arye Laniado

Miliarderi Ehud Arye Laniado që njihet si tregtar diamantesh ka ndërruar jetë pasi pësoi sulm në zemër gjatë operacionit plastik në Paris. 65-vjeçari ishte në një klinikë private në kryeqytetin francez për të zmadhuar përmasat e organit gjenital, kur ndërhyrja kirurgjikale rezultoi fatale.

Eksperti i diamanteve pësoi sulmin në zemër kur një substancë u injektua në penisin e tij, raportojnë mediat belge.

Stafi i kompanisë së tij “Omega Diamonds” që i ka zyrat në qytetin belg, Antwerp konfirmoi vdekjen e tij.

Në një deklaratë, kompania thoshte: “Lamtumirë për një biznesmen vizionar. Ishte një lëndim i madh të konfirmonim se themeluesi yne Ehud Arye Laniado ka ndërruar jetë.”

Një mik i 65-vjeçarit tha se ai ishte i fokusuar në paraqitjen dhe mënyrën si të tjerët e shihnin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat