Rojet e burgjeve në Francë në grevë të përgjithshme

Evropë

Rojet e burgjeve në Francë në grevë të përgjithshme

Më: 6 mars 2019 Në ora: 21:02
Ilustrim

Rojet e burgjeve në të gjithë Francën filluan sot një grevë masive për të protestuar për kushtet e tyre të punës, një ditë pasi një i burgosur i radikalizuar në veriperëndim të Francës sulmoi me thikë dy roje.

Unioni i punonjësve “Force Ouvriere” njoftoi sot se punonjësit e burgjeve kanë bllokuar hyrjen dhe daljen në 60 burgje, shkruan ATSH.

Administrata kombëtare e burgjeve njoftoi se 18 institucione janë prekur nga kjo protestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat