BE refuzon të vendosë 23 vende në "listën e zezë"

Evropë

BE refuzon të vendosë 23 vende në "listën e zezë"

Më: 7 mars 2019 Në ora: 18:17
Ilustrim

Anëtarët e BE njëzëri hodhën poshtë propozimin e Komisionit Evropian për të vënë 23 vende në "listën e zezë".

Lista e propozuar e KE-së përfshin 23 vende dhe territore që besohet të jenë në rrezik të lartë të pastrimit të parave ose financimit të terrorizmit.

Anëtarët thanë se propozimi nuk u krijua në një proces transparent, njoftoi AP.

Lista përfshin, ndër të tjera, vende të tilla si Arabia Saudite, Koreja e Veriut dhe Nigeria, si dhe katër territore amerikane tej-oqeanit.

Kjo listë synon të forcojë mbikëqyrjen dhe hetimin e transaksioneve financiare nga ato vende dhe territore, në mënyrë që të gjejë flukse të dyshimta të parasë.

Komisioni Evropian tani duhet të hartojë një listë të re dhe të marrë parasysh shqetësimet e shteteve anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat