Katastrofa demografike: Ky shtet i BE-së ka humbur 2 milionë njerëz

Evropë

Katastrofa demografike: Ky shtet i BE-së ka humbur 2 milionë njerëz

Më: 7 mars 2019 Në ora: 19:57
Bullgari

Bullgaria pas rënies së regjimit komunist në vitin 1989 kishte rreth nëntë milionë njerëz, dhe 28 vjet më vonë ka rreth shtatë milionë.

Shkaqet kryesore janë rënia e numrit të lindjeve dhe migracioni ekonomik. Bullgaria konsiderohet vendi më i varfër i Bashkimit Evropian. Sipas Institutit të Statistikave të Bullgarisë, vendi gjatë periudhës 1989-2017 ka humbur rreth dy milionë njerëz.

Siç raportohet, në vitin 2018 në Bullgari ka lindur 60.000 bebe, ndërsa vdiqën 110.000 banorë.

Sipas zëvendës-presidentes së Bullgarisë Ilijana Iotova, në vendin e BE-së ku është regjistruar norma më e lartë e mortalitetit, çdo muaj në hartë zhduket një fshat, pasi të rinjtë, për shkak të kushteve më të mira të jetesës, braktisin atdheun dhe gjejnë strehim në vendet tjera të BE-së.

Në rast se Bullgaria vazhdon të ketë situatë të keqe ekonomike, dhe migrim të lartë, popullsia në këtë vend deri në vitin 2050 mund të bjerë në 5.2 milionë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat