Rusët protestojnë për liri të përdorimit të internetit

Evropë

Rusët protestojnë për liri të përdorimit të internetit

Më: 10 mars 2019 Në ora: 15:38
Rusi

Mijëra aktivistë kanë mbajtur protesta në vende të ndryshme të Rusisë kundër një projektligji. Analistët thonë se ky projektligj paraqet përpjekje të presidentit Vladimir Putin për ta shtuar kontrollin shtetëror në internet dhe për ta lehtësuar cenzurën.

Sidoqoftë, mbështetësit e këtij projektligji kanë thënë se ai është hartuar për të siguruar funksionim të internetit edhe në rast të ndërprerjes së qasjes në serverët e huaj.

Grupi “White Counter” ka thënë që më shumë se 15 mijë njerëz janë mbledhur në rrugën “Sakharov” të Moskës për ta kundërshtuar legjislacionin e propozuar. Sidoqoftë, policia ka deklaruar se në këtë protestë kanë marrë pjesë vetëm 6500 persona.

Pjesëmarrësit në këto protesta kanë kërkuar që shteti t’i mbajë duart larg nga interneti dhe që vendi të mos izolohet në aspektin e teknologjisë informative.

Ky projektligj pasqyron tensionet e vazhdueshme mes Rusisë dhe vendeve perëndimore. Perëndimi e ka akuzuar Moskën se po i përdor sulmet kibernetike dhe rrjetet sociale për të nxitur përçarje në vendet tjera dhe për ta rritur ndikimin e vet në botë, shkruan “Free Europe”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat