Gjermania paralajmëron shtetasit e saj në Turqi: Kujdes me… - Bota Sot
Gjermania paralajmëron shtetasit e saj në Turqi: Kujdes me…

Evropë

Gjermania paralajmëron shtetasit e saj në Turqi: Kujdes me…

Më: 10 mars 2019 Në ora: 22:55
Gjermani

Ministria e Jashtme gjermane e ka përditësuar paralajmërimin e saj të udhëtimeve në Turqi duke u kujtuar shtetasve gjermanë se mendimet të cilat i shprehin lirshëm në vendin e tyre mund të mos tolerohen nga autoritetet turke.

Këshilla i drejtohet më së shumti gazetarëve, personave që marrin pjesë në takime të caktuara dhe atyre që mund të bëjnë në mediat sociale komente kritike ndaj qeverisë turke.

Në deklaratë nënvizohet se si një numri reporterësh evropianë, përfshirë dhe gjermanë, u është mohuar akreditimi në Turqi pa asnjë shpjegim.

Ajo nuk përjashton mundësinë që ekzekutivi turk të marrë masa të mëtejshme kundër përfaqësuesve të medias gjermane dhe organizatave të shoqërisë civile, duke theksuar se si gjatë dy muajve të fundit, në këtë vend janë ndaluar në mënyrë arbitrare disa shtetas gjermanë.

Paralajmërimi i Ministrisë së Jashtme në Berlin i drejtohet edhe pushuesve që mund të marrin pjesë në takime të organizuara nga grupe të ndaluara në Turqi.

Edhe ata rrezikojnë, sipas saj, të përfundojnë në pranga. Autoritetet turke janë shumë dyshuese për çdo lidhje të mundshme me klerikun mysliman Fetullah Gylen, i cili jeton në mërgim në SHBA e që Ankaraja e akuzon si orkestruesin e grushtit të dështuar të shtetit korrikun e vitit 2016.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...