Kaos në Gjermani: Aeroplanët mezi fluturojnë, pemët nxirren me rrënjë

Evropë

Kaos në Gjermani: Aeroplanët mezi fluturojnë, pemët nxirren me rrënjë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 12:10
Kaos në Gjermani

Një stuhi e shoqëruar nga erëra të fuqishme goditi Gjermaninë, e cila çoi në shtyrjen dhe vonesën e nisjeve të trenave dhe aeroplanëve, sidomos në perëndim të vendit.

Policia tha se një shofer 47-vjeçar humbi jetën kur mbi makinën e tij ra një pemë në Bestwig, rreth 100 kilometra në verilindje të Këlnit, raporton AP.

Kompania hekurudhore Deutsche Bahn tha se kishte pezulluar trafikun rajonal, si dhe lëvizjen e trenave në distanca të gjata në krahinën e North Rhine-Westphalia, pasi disa linja janë bllokuar për shkak të rrëzimit të pemëve në hekurudha.

Disa fluturime nga aeroporti në Frankfurt, më i ngarkuari në vend, u anuluan. Dy aeroplanë që fluturojnë në linjën Këln-Bon janë ridrejtuar për shkak të erërave të forta.

Kopshtet zoologjike në Dortmund, Wuppertal dhe Kamit janë mbyllur si masë paraprake për shkak të stuhisë, ndërsa në Duisburg u rrëzua një vinç i mallrave dhe pjesërisht përfundoi në lumin Rajna.

Shërbimi Meteorologjik ka lëshuar një paralajmërim të dielën për pjesë të mëdha të Gjermanisë perëndimore dhe qendrore, duke parashikuar erëra deri në 120 kilometra në orë, dhe sot pritet edhe reshje bore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat