Prokurorët kërkojnë dënim me burgim të përjetshëm për Nemmouche, sulmuesin e muzeut hebre të Brukselit

Evropë

Prokurorët kërkojnë dënim me burgim të përjetshëm për Nemmouche, sulmuesin e muzeut hebre të Brukselit

Më: 11 mars 2019 Në ora: 14:34
Ilustrim

Prokurorët të hënën kërkuan që një xhihadist francez të shpallet fajtor dhe t'i jepet dënimi maksiam me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër personave në një sulm terrorist në muzeun hebre të Brukselit në vitin 2014, shkruan AFP.

Një juri javën e kaluar dënoi 33-vjeçarin Mehdi Nemmouche të "vrasjes terroriste" për sulmin anti-semitik në kryeqytetin belg më 24 maj 2014, një krim i kryer pas kthimit të tij nga fushat e betejës së Sirisë.

"Ajo që kërkojmë, pa hezitim më të vogël, është që ju të dënoni Mehdi Nemmouche me burgim të përjetshëm", tha prokurori Yves Moreau në një gjykatë në Bruksel, duke e dënuar atë si "frikacak" dhe një "psikopat".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat