Mehdi Nemmouche 33 vjeçar, pati sulmuar me armë një muze hebre, ku tre nga viktimat u vranë në vend, ndërsa viktima e katërt ndërroi jetë në spital.
Nemmouche kreu sulmin pas kthimit në Evropë, ndërsa kishte kaluar 1 vit në Siri, duke luftuar përkrah luftëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS), përcjell KosovaPress.
Ndërsa Nacer Bender, i cili kishte ndihmuar në planin rreth këtij sulmi është dënuar me 15 vjet burgim.
Bendrer, i cili poshtuar është francez, deklaroi para gjykatës:
"Më vjen turp që kam kaluar shtigjet me këtë njeri. [Nemmouche] Ai nuk është njeri, ai është një përbindësh"