Deputetët britanikë votojnë kundër marrëveshjes së May

Evropë

Deputetët britanikë votojnë kundër marrëveshjes së May

Më: 13 mars 2019 Në ora: 07:24
Theresa May

Deputetët britanikë do të votojnë gjatë ditës së sotme nëse do të bllokojnë largimin e Britaninë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, pasi ata përsëri e kundërshtuan ashpër marrëveshjen e tërheqjes së Theresa May.

Marrëveshja u kundërshtua në Parlamentin britanik të martën në mbrëmje me 149 vota, pasi kundër saj votuan 391 deputetë ndërkaq pro ishin 242.

May do të mbledhë kabinetin e saj në një takim në ora 08:00 ku do të publikojë udhëzimet për tarifat dhe propozimet për kufirin irlandez në rast të dështimit të marrëveshjes.

Ligjvënësit britanikë, për herë të dytë, votuan kundër marrëveshjes për Brexit të negociuar nga qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian duke e vënë në drejtim të panjohur procesin e daljes së vendit nga BE-ja.

Bashkimi Evropian paralajmëroi gjatë ditës se nëse marrëveshja për Brexit hidhet poshtë, “nuk do të ketë shans të tretë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat