AP raporton se mosmarrëveshjet mes dy udhëheqësve filloi kur zëdhënësi i Erdoganit akuzoi Netanyahu që është racist, pas deklaratës së tij se Izraeli përbëhet vetëm prej popullit hebre.
Netanyahu kishte deklaruar se Erdogan është diktator, por në fjalimin e tij gjatë fushatës zgjedhore, Erdogan e quajti Netanyahun "hajdut që udhëheq Izraelin".
Associated Press kujton se Izraeli dhe Turqia ishin aleatë të ngushtë dikur, por pas ardhjes së Erdogan ai u bë një nga kritikët më të ashpër të politikës izraelite ndaj palestinezëve