Macron: Marrëveshja e Brexit nuk është e negociueshme

Evropë

Macron: Marrëveshja e Brexit nuk është e negociueshme

Më: 13 mars 2019 Në ora: 19:25
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron rikujtoi sot se marrëveshja mbi largimin e arritur mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian për Brexit nuk është e negociueshme dhe ftoi drejtuesit britanikë që të dalin nga kriza.

“Situata është e thjeshtë, marrëveshja e largimit nuk është e negociueshme”, deklaroi shefi francez i shtetit gjatë një konference për shtyp në krahë të homologut të tij kenian, Uhuru Kenyatta  në Nairobi ku ndodhet për një vizitë zyrtare, shkruan TASH.

Deklaratat e presidentit francez erdhën një ditë pas kundërshtimit për herë të dytë nga Parlamenti britanik të marrëveshjes së arritur mes Londrës dhe Brukselit në lidhje me Brexit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat