Parlamenti britanik kundërshton Brexitin pa pakt

Evropë

Parlamenti britanik kundërshton Brexitin pa pakt

Më: 13 mars 2019 Në ora: 21:47
Theresa May

Parlamenti britanik ka miratuar amendamentin që kundështon çdo dalje të Britanisë nga Bashkimi Evropian pa pakt.

Parlamenti ka votuar me 312 vota në të mirë të daljes së Britanisë me marrëveshje në krahasim me 308 kundër.

Ligjvënësit britanikë kanë votuar për herë të dytë të mëkurën, për të kundërshtuar një plan që parasheh shtyrjen e largimit të Britanisë nga BE-ja deri më 22 maj të vitit 2019, në mënyrë që të ketë “Brexit të menaxhuar pa pakt”.

Ky amendament është propozuar nga Damian Green, ish-njeriu i dytë në kabientin e kryeministres britanike, Theresa May, dhe ishte mbështetur si nga përkrahësit ashtu edhe kundërshtarët e Brexitit.

Amendamenti, i refuzuar tanimë nga deputetët, njihet si Kompromisi i Malthouse, sipas ministrit, Kit Malthouse, që ka hartuar atë.

Votimet e së mërkurës mbrëma janë rezultat i refuzimit të planit të kryeministres May për largim nga blloku evropian, një ditë më parë.

Britania ishte planifikuar të largohej nga BE-ja më 29 mars të këtij viti, mirëpo aktualisht duket se nuk ka pajtueshmëri në Britani për lidhjen që do të ketë shteti i tyre në të ardhmen me BE-në.

Çështja kryesore e diskutimit mbetet kufiri irlanez dhe kufiri i ashpër që mund të vendoset aty për mallra pas 29 marsit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat