BE pezullon Turqinë: Stop Integrimit

Evropë

BE pezullon Turqinë: Stop Integrimit

Më: 13 mars 2019 Në ora: 22:39
Recep Tayyip Erdogan

Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar me një shumicë dërrmuese raportin që Bashkimi Evropian (BE) t’i pezullojë negociatat për anëtarësim me Turqinë.

Ligjvënësit e mbështetën me 370 vota për, 109 kundër dhe 143 abstenime ngrirjen zyrtare të procesit. Megjithatë, janë Qeveritë e BE-së ato që e thonë fjalën e fundit për çdo lloj suspendimi.

“Ngujimi në një qeli për 17 muaj rresht pa e ditur se për çfarë akuzohesh, ky është realiteti në Turqinë e së sotmes”, u shpreh raportuesja për Turqinë në BE Kati Piri. 

Ajo e akuzoi Erdoganin për një “gjah shtrigash kundër kritikëve”, duke iu referuar asaj që BE-ja e sheh si shtypje të disidencës, rrënim të pavarësisë së gjyqësorit dhe kthim kah autoritarizmi, veprime këto që bien ndesh me vlerat demokratike dhe parimet e lirisë së shprehjes të bllokut, shkruan albeu, përcjell albinfo.ch.

Ankaraja zyrtare e cilësoi votën si të pakuptimtë. Zëdhënësi i partisë turke në pushtet AKP, Omer Çelik, e quajti “të pavlefshëm, jovalid dhe të pandershëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat