Vuçiq pritet t’i drejtohet kombit pas protestës së djeshme - Bota Sot
Vuçiq pritet t’i drejtohet kombit pas protestës së djeshme

Evropë

Vuçiq pritet t’i drejtohet kombit pas protestës së djeshme

Më: 17 mars 2019 Në ora: 10:21
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet t’i adresohet kombit, vetëm një ditë pasi protestuesit u futën në ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë, për të kundërshtuar, siç u shprehën ata, mbulimin e njëanshëm të ngjarjeve nga ky televizion.

Zyra e Vuçiqit ka njoftuar se presidenti do të flasë për ngjarjet e 16 marsit, në një adresim televiziv gjatë ditës.

Demonstruesit, që po protestojnë kundër Vuçiqit u nxorën me forcë nga ndërtesa e Radio Televizionit të Serbisë, pasi kishin qëndruar aty për dy orë.

Policia serbe arriti brenda ndërtesës së Televizionit dhe nxori jashtë protestuesit. Në mesin e protestuesve ishin edhe udhëheqësit e Aleancës për Serbinë, një grupi prej rreth 30 partish politike dhe lëvizjesh të ndryshme.

Pasi protestuesit u nxorën nga ndërtesa e RTS, njerëzit u mblodhën jashtë për të kundërshtuar veprimet e policisë.

“Në muajt e fundit ne po kërkojmë vetëm një gjë – që organizatorët e protestës të lejohen të flasin në televizionin shtetëror, tha Bosko Obraviq, lider i partisë Dveri.

Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë. Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit, më shumë liri në media dhe transparencë gjatë zgjedhjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...