Dy të vdekur gjatë festimeve në Ditën e Shën Patrikut në Irlandë të Veriut

Evropë

Dy të vdekur gjatë festimeve në Ditën e Shën Patrikut në Irlandë të Veriut

Më: 18 mars 2019 Në ora: 08:15
Irlandë e Veriut

Dy veta kanë vdekur në një hotel në County Tyrone të Irlandës së Veriut.

Të dy të rinj kanë ndërruar jetë gjatë festimeve të Ditës së Shën Patrikut, ka njoftuar policia.

Dy të tjerë janë dërguar në spital pas lëndimeve – njëri në gjendje kritike dhe tjetri në gjendje stabile shëndetësore.

Shkaku i incidentit nuk është bërë i ditur, ka thënë zyrtari nga policia Mark Hamilton, por ka theksuar se ka raportime për një përleshje që ka ndodhur aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat