Tre të vdekur dhe disa të plagosur nga sulmi në Holandë, dyshohet për sulm terrorist

Evropë

Tre të vdekur dhe disa të plagosur nga sulmi në Holandë, dyshohet për sulm terrorist

Nga: A.Zh Më: 18 mars 2019 Në ora: 11:55
Pamje nga Holanda

(E plotësuar)

Tre njerëz u vranë nga të shtënat në një tramvaj në qytetin Utreht të Holandës, bënë të ditur autoritetet.

Nëntë vetë të tjerë u plagosën në incidentin që, sipas policisë, mund të jetë sulm terrorist.

Policia tha se është në kërkim të një 37-vjeçari turk, i identifikuar si Gokmen Tanis, dhe i paralajmëroi qytetarët që të qëndrojnë larg tij.

Shkollat në Utreht u mbyllën, derisa policia anti-terrorizëm po punon në gjetjen e sulmuesit të dyshuar.

"Nuk mund ta përjashtojmë motivin terrorist", tha koordinatori për anti-terrorizëm i Holandës, Pieter-Jaap Aalbersberg.

"Shumëçka është e paqartë tash për tash dhe autoritetet lokale po punojnë për të mbledhur faktet", shtoi ai.

Aalbersberg po ashtu bëri të ditur se niveli i kërcënimit të terrorizmit në Utreht është rritur në shkallën më të lartë - pesë - për 18 orët e ardhshme.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, e anuloi një takim me koalicionin e tij qeveritar, pasi u njoftua për situatën, thanë zyrtarët.

Shërbimet e sigurimit raportohet se i kanë kërkuar Qendrës Mjekësore Universitare të Utrehtit të hapin një repart të veçantë për të ndihmuar në kujdesin për të plagosurit.

Autoriteti i transportit të Utrehtit tha se disa shërbime të tramvajit po vazhdonjnë në qytet, ndonëse i paralajmëroi udhëtarët që "t'i kenë parasysh vonesat".

***

Të paktën një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, pasi një person i armatosur, ka hapur zjarr në tramvajin holandez, para se të ikte me makinë.

Policia ka thënë se dyshohet se sulmi mund të ketë motiv terrorizmi, përcjell Bota sot.

Që nga ora 12 e kohës lokale, janë urrdhëruar që të mbyllen shkollat dhe njerëzit të rrinë mbyllur në shtëpi, ndërsa janë anuluar edhe udhëtimet me tramvaj në qytetin Utreht, ku ndodhi sulmi. 

Policia ka thënë se sulmuesi ende është i lirë.

***

Disa persona janë plagosur në një të shtënat në qytetin qendror holandez të Utrehtit të hënën në mëngjes.

Sipas raporteve nga policia, sulmi mund të ketë pasur motiv terrorizmi, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Një ose disa persona të armatosur hapën zjarr mbi një tramvaj në qendër të qytetit, rreth orës 10.45 lokale të hënën në mëngjes, thonë dëshmitarët.

Policia i tha medias lokale se një ose disa sulmues kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Image

***

Disa njerëz janë plagosur nga të shtënat në qytetin qendror holandez të Utrehtit të hënën në mëngjes, ka njoftuar policia.

Një burrë hapi zjarr mbi një tramvaj në qendër të qytetit rreth orës 10.45 lokale, kanë thënë dëshmitarët, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Policia e Utrecht ka thënë se një shesh në një stacion tramvajesh jashtë qendrës së qytetit është rrethuar dhe shërbimet e emergjencës janë në vendin e ngjarjes.

Mediat lokale raportojnë se policia kundër terrorizmit është në vendin e ngjarjes.

"Incidenti i xhirimeve ... Raportohen disa njerëz të plagosur. Ndihma po vjen”, ka shkruar  Policia e Utrecht në Tëitter.

"Është një incident me të shtëna në një tramvaj. Disa helikopterë janë nisur për të ofruar ndihmë".

Utreht ndodhet rreth 25 milje në jug të Amsterdamit në Holandën qendrore.

Image
Image

***

Disa persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një tram, ndërsa forcat antiterror të policisë janë vënë në ndjekje të agresorit në qytetin e Utrechtit, në Holandë.

Ka qenë policia, e cila përmes një statusi në “Twitter” rreth orës 10:45 ka shkruar:

“Një incident me të shtëna në ‘24 Octoberplein’. Disa persona raportohen të plagosur, ndërkohë që ndihma është duke iu ofruar”.

Sipas gazetarëve lokalë, dëshmitarë nga vendngjarja kanë raportuar për një person të gjendur në tramin që udhëtonte drejt Utrechtit, i cili kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar pasagjerët pa dallim.

Yelle Tieleman, reporter, njoftoi se shërbimet e emergjencave ishin të pranishme shumë shpejt dhe në masë, duke dhënë ndihmën e parë për të plagosurit në tram.

“Ende e paqartë sesa viktima ka nga ky incident. Shërbimet e emergjencës janë të pranishme në tram, i cili është ndalur në 24 Octoberplein. Viktimat po dërgohen në spital për ndihmë mjekësore. Policia po kërkon agresorin, ndërkohë që një zëdhënës ka konfirmuar se ai ka mundur të arratiset”.

Policia konfirmoi gjithashtu në “Twitter” se helikopterë emergjencash janë ngritur në fluturim për t’iu ardhur në ndihmë të plagosurve më në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat