Erdogan: Kushdo që shënjestron myslimanët, do të kthehen në “arkivol”

Evropë

Erdogan: Kushdo që shënjestron myslimanët, do të kthehen në “arkivol”

Më: 19 mars 2019 Në ora: 13:43
Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo që i shënjestron myslimanët në vendin e tij do të kthehet ‘në arkivole’, shkruan Daily Mail.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka lëshuar një paralajmërim të rreptë për këdo që mendon të ndërhyjë në ndonjë shtet për arsye anti-muslimane, pas sulmit terrorist të Christchurch.

65-vjeçari i referohet rastit Gallipoli gjatë Luftës së Parë Botërore dhe tha gjatë një fjalimi publik të hënën se kushdo me motive të hidhura për të ndërhy në ndonjë shtet do të ktheheshin ‘në arkivole’.

Ai theksoi tentativën e dështuar për pushtim të gadishullit Gallipoli në vitin 1916, nga forcat aleate si Australia dhe Zelanda e Re.

“Gjyshërit tuaj erdhën, disa prej tyre u kthyen në arkivole. Nëse vini edhe ju si gjyshërit tuaj, ju siguroj që do të ikni si gjyshërit tuaj “, tha Presidenti Erdogan, njoftoi Hurriyet Daily News.

Ai tha se historia do të përsëritej nëse dikush do të qëndronte kundër ‘turqve, myslimanëve dhe të të shtypurve’.

“Nëse Turqia përballet me një provë të ngjashme me ato që ka ndodhur në Gallipoli në Luftën e Parë Botërore, shteti ynë është i aftë të bëjë të njëjtën gjë,” tha ai.      

Presidenti Erdogan po fliste në ceremoninë e hapjes së Muzeut të Trojës në Çanakala, një qytet në veriperëndim të Turqisë dhe iu lut Zelandës së Re për ta marrë çështjen ‘seriozisht’.

“Ne presim që qeveria e Zelandës së Re ta marrë këtë çështje seriozisht. Ata nuk duhet ta marrin atë si vendet perëndimore. Unë e kam diskutuar këtë çështje me Guvernatorin e Përgjithshëm të Zelandës së Re, Patsy Reddy,” tha ai.

Ai vuri në dukje se ai i kishte thënë Dame Reddy se Turqia kishte vuajtur nga sulme të shumta terroriste dhe do të ishte i lumtur ‘të mbante raporte të ngushta” me Zelandën e Re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat