May nuk do të kërkojë shtyrje për një kohë të gjatë të Brexit

Evropë

May nuk do të kërkojë shtyrje për një kohë të gjatë të Brexit

Më: 20 mars 2019 Në ora: 08:59
Theresa May

Theresa May nuk do të kërkojë shtyrje për një kohë të gjatë të Brexit kur të paraqesë edhe zyrtarisht kërkesën tek Bashkimi Evropian për një gjë të tillë.

Në një deklaratë për media, kryeministrja ka shprehur frustrimin e saj ndaj Parlamentit që nuk po merr një vendim.

“Kryeministrja nuk do të kërkojë që afati të shtyhet për një kohë të gjatë, por sa për t’i dhënë edhe pak kohë Parlamentit që të arrijë një marrëveshje për të ecur përpara”, thuhet në deklaratë.

Negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, deklaroi se Bashkimi Evropian nuk do të aprovojë asnjë shtyrje pa një plan konkret të Britanisë së Madhe.

Nën ligjin aktual, Britania do të duhej të dilte nga Bashkimi Evropian brenda nëntë ditësh.

Çdo shtyrje duhet të aprovohet nga të 27 vendet anëtare dhe May pritet të udhëtojë të enjten drejt Brukselit për të diskutuar këtë mundësi me liderët e këtyre vendeve.

Shtyrja vjen pasi plani i May i negociuar me BE-në është rrëzuar dy herë nga Parlamenti britanik, ndërsa kryetari i saj, John Bercow, paralajmëroi se nuk do të pranojë një votim të tretë nëse nuk ka ndryshime në marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat