Juncker: Këtë javë s’do të ketë vendim për kërkesën e May që të shtyhet Brexit

Evropë

Juncker: Këtë javë s’do të ketë vendim për kërkesën e May që të shtyhet Brexit

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:08
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se nuk beson që do të merret ndonjë vendim këtë javë mbi kërkesën e Theresa May për shtyrje të procesit të Brexit.

Duke folur për Deutschlandfunk, Juncker ka thënë se nuk është duke llogaritur në vendimin e këshillit të BE-së këtë javë.

Më shumë është e pritshme që të ketë negociata gjatë javës që vjen për një shtyrje të mundshme, sipas tij.

Ai më tej ka thënë se BE ka bërë gjest të madh drejt Britanisë së Madhe dhe se tash Londra duhet të jetë më e qartë.

“Nuk do të ketë negociata të mëpasme, negociata të reja apo garanci të mëtejme”, ka thënë Juncket në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat