Tusk: Është e mundur një shtyrje e shkurtër e Brexit, por me kushte

Evropë

Tusk: Është e mundur një shtyrje e shkurtër e Brexit, por me kushte

Më: 20 mars 2019 Në ora: 18:58
Donald Tusk

Krerët e vendeve të BE-së janë të gatshëm t’i japin Britanisë së Madhe një shtyrje të shkurtër periudhës së daljes, nëse ka një votim pozitiv të deputetëve britanik mbi marrëveshjen e Brexit, që është negociuar me Theresa May, deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Në kuadër të konsultimeve që kam zhvilluar ditët e fundit me krerët e 27 vendeve anëtare, besoj se një shtyrje e shkurtër është e mundur por me kusht që të arrihet një votim pozitiv mbi marrëveshjen e tërheqjes nga Dhoma e Komuneve”, tha Donald Tusk në një deklaratë të shkurtër para medias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat