Granatë në oborrin e Ambasadës britanike në Beograd

Evropë

Granatë në oborrin e Ambasadës britanike në Beograd

Më: 21 mars 2019 Në ora: 18:04
Ambasada britanike në Beograd

(E plotësuar) - Punëtorët rreth orës 16.00 të ditës së sotme në oborrin e Ambasadës britanike në Beograd gjetën një granatë.

Njësitë kundërdiversion të MPB-së hynë në oborrin e Ambasadës dhe pas kontrollit u konstatua se ishte një predhë me një mburojë pa çakmak, kështu që nuk ka rrezik, transmetojnë mediat serbe.

Predha u dërgua në një vend tjetër dhe do të konfirmohet nëse ai është me origjinë nga Lufta e Parë Botërore ose e Dytë Botërore.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe një ekip emergjence.

***

Punëtorët rreth orës 16.00 të ditës së sotme kanë gjetur në oborrin e Ambasadës së Britanisë s ë Madhe në Beograd një granatë, transmetojnë mediat serbe.

Për momentin nuk ka më shumë informacione lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat