Merkel: BE-ja duhet të përgatitet për një Brexit pa marrëveshje

Evropë

Merkel: BE-ja duhet të përgatitet për një Brexit pa marrëveshje

Më: 21 mars 2019 Në ora: 19:53
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

“Ne duhet të bëjmë gjithçka deri në çastin e fundit për të arritur një Brexit të rregullt”, tha Merkel para gazetarëve në kuadër të bisedimeve në Bruksel me homologët e BE-së.

“Por ne duhet gjithashtu të jemi të përgatitur për mundësinë që kjo të mos ndodhë”, shtoi ajo.

Merkel e përshkruajti Brexit-in si një ngjarje me rëndësi historike duke shtuar se “kjo është arsyeja përse duhet të veprojmë me kujdes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat