Ukrainasit që do hedhin votën e tyre në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji do të duhet të bëjnë kujdes dhe të jenë me sy hapur: dy kandidate me të njëjtin emër dhe inicialet, Y.V. Timoshenko, do të jetë pranë njëri-tjetrit në fletën e votimit, shkruan Reuters.
Njëra është Yulia Tymoshenko, një ish-kryeministëre dhe një nga kryesueset. Kurse tjetra është Yuriy Timoshenko, një ligjvëns i panjohur, i cili insiston se ai është kandidati i vërtetë dhe se ajo është fals, e dërguar për të prishur shanset e tij për fitore.
Nga ana tjetër, Yulia Tymoshenko ka akuzuar rivalin e saj, presidentin në detyrë Petro Poroshenko, se ka future qëllimisht adashin e saj për të vjedhur votat.
Nga 39 emra në fletën e votimit, gara e kryesojnë tre persona: Yulia Tymoshenko, Poroshenko dhe Volodymyr Zelenskiy, një aktor komik i cili luan një president fiktiv në një seri televizive popullore.