“Mami të dua shumë”, fjalët e fundit të 5-vjeçarit që vdiq tragjikisht

Evropë

“Mami të dua shumë”, fjalët e fundit të 5-vjeçarit që vdiq tragjikisht

Më: 22 mars 2019 Në ora: 22:23
Alex Clarke, nga Leeds i Anglisë

“Të dua shumë”, ishin këto fjalët e një 5-vjeçari, i cili humbi tragjikisht jetën nga zjarri i rënë në shtëpi. Sipas një hetimi gjyqësor mbi vdekjen e Alex Clarke, nga Leeds i Anglisë, zjarri erdhi pasi 5-vjeçari i vuri flakët cepit të një libri në dhomën e tij. Libri ra në dysheme, duke bërë që zjarri të përhapej me shpejtësi.

Vëllai i tij 8-vjeçar dhe motra 10-vjeçare vrapuan një kat më poshtë duke i dhënë alarmin nënës së tyre Emma. Ajo u kërkoi ndihmë fqinjëve, por ata e patën të pamundur që të kalonin tymin dhe zjarrin e madh për të shpëtuar Alex.

Ishin zjarrfikësit që arritën ta nxirrnin 5-vjeçarin nga dhoma. Ai u dërgua në spital, por plagët që kishte marrë ishin tepër të rënda dhe Alex ndërroi jetë të nesërmen.

Në një deklaratë të lexuar në Gjykatën e Wakefields Coroner, nëna e 5-vjeçarit tha se familja kishte qenë duke parë televizor mbrëmjen e ngjarjes së rëndë.

“Alex erdhi me vrap poshtë, më dha një puthje dhe përkëdhelje dhe tha ‘të dua shumë’. Rreth orës 20:20, William dhe Jessica (fëmijët) erdhën me vrap duke thënë se dhoma kishte marrë flakë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat