Tusk beson: Ka shpresë deri në afatin e fundit të Brexit

Evropë

Tusk beson: Ka shpresë deri në afatin e fundit të Brexit

Më: 23 mars 2019 Në ora: 11:03
Donald Tusk

Ende ka shpresa per Brexit per nje rrugedalje. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk deklaroi se gjithçka është e mundur deri në afatin e fundit të Brexit, i caktuar më 12 prill, nëse deputetët britanikë nuk miratojnë javën e ardhshme traktatin e largimit.

”Deri më 12 prill gjithçka është e mundur, një marrëveshje, një shtyrje e gjatë e afatit nëse Britania e Madhe vendos të rishikojë strategjinë e saj ose të anulojë nenin 50, e thënë ndryshe të heqë dorë nga Brexit’’, pohoi Tusk në një konferencë shtypi në Brusel në përfundim të samitit europian.

”Sigurisht ne do të mblidhemi sërish përpara kësaj date, me shumë mundësi në praninë e kryeministres Theresa May’’, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke lënë të hapur perspektivën e një samiti të ri.

Duhet të shohim se si do të jenë rezultatet e votimit, pasi ka shumë alternativa mbi të cilat Parlamenti britanik ende mund të votojë’’, vijoi Merkel pasi vlerësoi se e gjitha kjo varej nga vendimi i parlamentit britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat