Paris, jelekverdhët s’ndalen. Ushtria, në gatishmëri

Evropë

Paris, jelekverdhët s’ndalen. Ushtria, në gatishmëri

Më: 23 mars 2019 Në ora: 17:28
Paris, jelekverdhët s’ndalen. Ushtria, në gatishmëri

Jelekverdhët u janë rikthyer protestave në Francë në javën e 19 të tyre. Por, këtë radhë nën masa edhe më të rrepta sigurie.

Autoritetet franceze vendosën marrjen e një serie masash shtesë sigurie, në përpjekje për të ndalur dhunën në protestat e jelekverdhëve.

Kjo, pas skenave të dhunshme në bulevardin ikonë të Parisit të shtunën e kaluar, gjatë të cilave demonstruesit i vunë zjarrin edhe një restoranti. Skenat e paligjshmërisë bënë që qeveria të reagonte.

Shefi i policisë në Paris është zëvendësuar, protestuesit janë ndaluar të hyjnë në “Champs Elysee” dhe gjobat për tubimet e paligjshme janë rritur.

Kufizime të ngjashme janë ndërmarrë edhe në qytete të tjera të Francës, si për shembull në Nisë dhe Bordo. Madje, në kuadër të masave të shtuara është vënë në gatishmëri edhe ushtria.

Qeveria këmbëngul se forcat e ushtrisë janë në dispozicion, vetëm me qëllim mbrojtjen e ndërtesave zyrtare dhe atyre të rëndësisë së veçantë.

Protestat e jelekverdhëve nisën në nëntor dhe kanë hyrë tani në muajin e katërt të tyre, pa shenja se mund të ndalen, pavarësisht se pjesëmarrja në to ka shënuar rënie.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat