Protestë në Londër, kërkohet referendum i dytë për Brexit

Evropë

Protestë në Londër, kërkohet referendum i dytë për Brexit

Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:20
Protestë në Londër

Qindra-mijëra protestues nga e gjithë Britania e Madhe kanë vërshuar sot rrugët e Londrës, duke bërë thirrje për një referendum të dytë mbi Brexit.

Numri i marshuesve që kërkojnë një referendum të dytë në lidhje me largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja, pritej të arrijë në një milion, pasi një manifestim i ngjashëm në tetor mblodhi rreth 700000 persona.

Pjesëmarrjen në protestë e kishin paralajmëruar kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan nga partia opozitare Laburiste dhe liderja e Partisë Nacionaliste Skoceze, Nicola Sturgeon. 

Kurse organizatorët e manifestimit thonë se më shumë se një milion qytetarë janë bashkuar në marshimin e tyre, për t’u mbledhur para Parlamentit anglez.

Protesta vie pasi BE-ja ra dakord të shtyjë largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, raporton BBC.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat