Protestë e re në Mal të Zi, kërkojnë dorëheqjen e kryetarit e kryeministrit

Evropë

Protestë e re në Mal të Zi, kërkojnë dorëheqjen e kryetarit e kryeministrit

Më: 24 mars 2019 Në ora: 00:56
Pamje nga protesta

Duke theksuar se në protestën e sontme kanë marrë pjesë 39 deputetë të opozitës në Kuvendin e Malit të Zim irganizatorët kanë shfaqur shpresën se të shtunën e ardhshme do të kenë praltformën e përbashkët për ndryshimin e pushtetit, qeverinë teknike dhe zgjiedhjet e parakohshme.

Me brohortije “Ne jemi shteti”, pjesëmarrësit e protestës në Podgoricë sërish kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të shtetit Milo Djukanovic dhe kryeministrit Dusko Markovic, si dhe drejtorit të Agjencisë për antikorrupsion Sreten Radonjic. Disa mijëra qytetarë, pasi që janë tubuar në Sheshin e pavarësisëm janë nisur në shëti protestuese deri te ndërtesa e Elektroekonomisë së Malit të Zi dhe Radiotelevizionit të Malit të Zi dhe anasjelltas.

Organizatorët e protestës “Largohu – 97.000” kanë porositur në Podgoricë se protestat janë bazë për ndryshimin e shpqërisë, i cili duhet të fillojë nga rrugët dhe sheshet e qyteteve malazeze, ndërsa në këtë proces ju nevojitet uniteti e bashkëpunimi.

Të përkujtojm se, protesta, e cila po mbahet për të pestën javë me radhe është organizuar nga iniciativa “97.000 largohu”, ndërsa shkas është afera “zarfa” e cila ka të bëjë me donacione të supozuara të dyshimta Partisë demokratike socialiste në pushtet të kryetarit të Malit të Zi Milo Djukanovic.

Opozita i ka mbështetur protestat dhe ka dhënë logjistikën e organizimit, transmeton N1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat