Erdogan i quan “armiq të Islamit” Pirin, Hahnin dhe Mogherinin

Evropë

Erdogan i quan “armiq të Islamit” Pirin, Hahnin dhe Mogherinin

Më: 24 mars 2019 Në ora: 13:51
Kati Piri, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar politikanët e BE-së si Kati Piri, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn se janë armiq të Islamit. Ai, po ashtu, kritikon edhe raportin e fundit të miratuar nga BE-ja në favor të ngrirjes zyrtare të procesit të anëtarësimit të Turqisë, raportojnë mediet turke.

Gjatë një interviste për televizionin pro-qeveritar Ülke, Erdogani është pyetur rreth vërejtjeve nga Piri, raportuesen e Turqisë për Parlamentin Evropian, kundër shndërrimit të “Hagia Sophia” në Stamboll në një xhami.

“Nuk ka nevojë të flitet për atë grua në PE. Le të mos e shpërndajmë propagandën e saj... Ata këshillojnë [BE-në] për të ndaluar bisedimet e rreth anëtarësimit. Do doja që ta përfundojnë një gjë të tillë dhe të ndalonin bisedimet rreth hyrjes [në BE]. Ministri ynë i Jashtëm ka bërë shpjegimet e nevojshme në takimin me Mogherinin [shefen e punëve të jashtme në BE], pastaj me atë gruan [Piri] dhe me austrianin [Hahn]. Por ata nuk janë të ndershëm, nuk janë të sinqertë. Ne nuk duhet ta harrojmë këtë: Ne jemi myslimanë dhe ata janë armiq të Islamit”, është përgjigjur Erdogani, shkruan “Turkish Minute”.

Më 13 mars, ligjvënësit e BE-se kanë votuar 370 për, 109 kundër dhe 143 kanë abstenuar për të ngrirë zyrtarisht procesin e anëtarësimit të Turqisë, gjë që e cila do të rrezikonte disa financa të Bashkimit Evropian.

Qeveritë e BE-së e kanë fjalën e fundit në çdo pezullim.

Vërejtjet e Erdoganit tërhoqi kritika nga Piri, e cila tha për “Euronews” Erdogani po vepron si një politikan populist. Gjithashtu, ajo tha se ai po tenton të mbajë njerëzit kundër njëri-tjetrit duke pretenduar se Perëndimi dhe Bashkimi Evropian janë armiq të Islamit. Piri, po ashtu, tha se Erdogani është duke hedhur themelet për masakra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat