Anija "Viking Sky" mbërrin në port

Evropë

Anija "Viking Sky" mbërrin në port

Më: 24 mars 2019 Në ora: 16:43
"Viking Sky" kishte në bordin e saj 1373 pasagjerë përfshirë ekuipazhin.

Një anije lundrimi luksoze me në bord 1.400 pasagjerë përfshirë dhe ekuipazhin mbërriti në një port të Norvegjisë të dielën pasi i shpëtoi një katastrofe kur motorët e saj pushuan së funksionuari gjatë një stuhie.

Më herët punonjësit e emergjencës evakuuan nga ajri 479 persona ndërsa anija ndodhej në det të hapur pranë brigjeve të Norvegjisë.

"Viking Sky" kishte në bordin e saj 1373 pasagjerë përfshirë ekuipazhin.

Kapiteni i anijes lëshoi një alarm për ndihmë të shtunën pasdite.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” njoftoi se evakuimi u bë "në rrethana jashtëzakonisht të vështira" në kushtet e një erë me fuqi deri 70 kilometra në orë dhe me lartësi dallgësh mbi 8 metra.

"Kisha frikë! Nuk kam përjetuar kurrë një gjë kaq të frikshme", tha Janet Jacob, një nga udhëtarët e parë që u evakuua, për transmetuesit norvegjez NRK.

Shumica e pasagjerëve në anije janë shtetas amerikanë dhe britanikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat