Nëse keni planifikuar fluturime drejt Italisë më 25 mars duhet të lexoni më parë këtë paralajmërim!

Evropë

Nëse keni planifikuar fluturime drejt Italisë më 25 mars duhet të lexoni më parë këtë paralajmërim!

Më: 24 mars 2019 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Në Itali, sindikata e punonjësve ka paralajmëruar për ditën e nesërme një grevë 4 orëshe, që nis në orën 10:00 paradite dhe përfundon në orën 14:00.

Përballë kësaj situate, Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje të gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendit fqinj gjatë së hënës, që të kenë kujdes, pasi si “pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve”.

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat