Iluzionisti paralajmëron May: Me telepati do të ndaloj Brexit-in

Evropë

Iluzionisti paralajmëron May: Me telepati do të ndaloj Brexit-in

Më: 25 mars 2019 Në ora: 00:05
Iluzionisti Uri Geller

Iluzionisti Uri Geller ‘paralajmëroi’ kryeministren britanike Theresa May se nuk do ta lejojë që ta largojë Britaninë nga Bashkimi Evropian dhe gjithashtu do të përdorë telepatinë për ta ndaluar atë.

Në një letër të hapur drejtuar kryeministres britanike, Geller tha se "fizikisht dhe shumë fuqishëm", ai ndjeu se shumica e britanikëve ishin kundër Brexit, transmeton KosovaPress.

"Unë të dua shumë, por nuk do të lejoj që të drejtoni Britaninë në Brexit. Pa marrë parasysh se sa ju admiroji, unë do t’ju ndalojë me telepati dhe, më besoni, jam në gjendje ta bëj këtë. Unë ju bëj thirrje që menjëherë të ndaloni këtë proces ndërsa keni ende një shans, "tha Geller, shkruan “Guardian”.

Geller, i cili tani jeton në Izrael, ndërsa ka jetuar edhe në Sonning, Angli, tha në  letër se e njeh kryeministren që 21 vjet dhe se ajo ishte mysafire në shtëpinë e tij dhe se tre vjet para se Mayh të bëhej kryeministre, ai e parashikoi fitoren e saj.

Ai gjithashtu pretendon të përdorë "fuqinë e mendjes së tij" për të siguruar që Jeremy Corbyn nuk do të marrë çelësat e ndërtesës në Downing Street 10.

“Guardian” kujton se Agjencia Qendrore e Inteligjencës madje ka testuar fuqitë e Geller dhe aftësitë e tij telepatike.

Ndryshe, Geller është i njohur në publik për lakimin e lugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat