Kievi nuk lejon gazetarin e RAI-t të hyje në vend

Evropë

Kievi nuk lejon gazetarin e RAI-t të hyje në vend

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:18
Foto

Kievi ndalon të dërguarin e RAI-t të hyjë në vend për të ndjekur zgjedhjet presidenciale. Reagon sindikata italiane e gazetarëve: një përpjekje për të manipuluar zgjedhjet. Korrespondenti i RAI-t në Moskë, Mark Inaro, nuk është lejuar të hyjë në kufirin me Ukrainën, së bashku me operatorin e tij, pasi po përpiqej të shkonte në vend për të ndjekur zgjedhjet presidenciale. Gazetari është mbajtur për katër orë në aeroportin e Kievit para se të dëbohej nga vendi.

Sindikata italian e gazetarëve ka reaguar menjëherë me anë të një deklarate për shtyp, ku ndër të tjera thuhej se qeveria ukrainase i ka ndaluar hyrjen në vend të dërguarit të Rai-t për të ndjekur zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Sipas sindikatës ky është një vendim shumë i rëndë sepse gazetari ishte I akredituar dhe askush nuk kishte bërë vërejtje, edhe pse bëhet fjalë për një nga të dërguarit e RAI-t më të vlerësuar dhe më personal. Deklarata përfundon me akuzën se qeveria e Kiev ka vendosur të mos lejojë zgjedhje transparente dhe të pengojë ushtrimin e lirë të së drejtës së kronikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat