BE-ja voton kundër ndryshimit të orës, nga ky vit fillon zbatimi

Evropë

BE-ja voton kundër ndryshimit të orës, nga ky vit fillon zbatimi

Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Parlamenti Evropian ka marrë vendim me shumicë votash që ta shfuqizojë praktikën e ndërrimit të orës në pranverë dhe vjeshë. Pas këtij vendimi, secili shtet duhet ta ketë të njëjtën kohë gjatë tërë vitit.

Ky ndryshim do të fillojë të zbatohet nga viti 2021, ndërsa shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do ta kenë mundësinë për të zgjedhur se a do ta zbatojnë kohën verore apo dimërore.

Përndryshe, matja e kohës sipas sezonit veror do të fillojë të dielën, më 31 mars, kur akrepat do të lëvizen nga ora 2 në orën 3 të mëngjesit, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat