Nënat rrihen para shkollës, nxënësit mbesin të shokuar

Evropë

Nënat rrihen para shkollës, nxënësit mbesin të shokuar

Më: 27 mars 2019 Në ora: 09:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Derisa po hynin në një shkollë në Birmingham të Anglisë, nxënësit kanë shikuar të hutuar, disa nëna që u përleshën para dyerve, ndërsa të pranishmit provonin t’i ndanin.

Nuk dihen motivet e përleshjes së tyre, që ka ndodhur në momentin kur po i dërgonin fëmijët e tyre në shkollë.

“E detyrova fëmijën tim të hynte shpejtë brenda, që të mos e shihte atë skenë” ka thënë një prind për momentin dramatik.

Raportohet se aty është ftuar edhe policia, por që nuk ka kryer ndonjë arrestim, por u sigurua nëse gjithçka përfundoi në rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat