Kapen 1 ton kokainë në Rumani, arrestohen dy serbë - Bota Sot
Kapen 1 ton kokainë në Rumani, arrestohen dy serbë

Evropë

Kapen 1 ton kokainë në Rumani, arrestohen dy serbë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:04
Policia rumune po punon aktualisht me autoritetet në Serbi për të identifikuar të arrestuarit.

Autoritetet rumune kanë kapur mbi një ton kokainë me cilësi të lartë të fshehur në një anije që u fundos në Danub. Lidhur me rastin policia ndaloi dy serbë.

Vlera e shitjes në rrugë të kokainës kap vlerën e 300 milionë eurove.

Kryeprokurori në Drejtorinë për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani, Feliks Banila tha se policët e gjetën kokainën më 22 mars, pranë barkës së përmbysur në Shën Gjorgjit, në Rumaninë lindore, dhe se autoritetet arrestuan dy serbë.

Image

Sipas prokurorit, më 20 mars, hetuesit gjetën edhe një paketë me 1 kilogramë kokainë.

Policia rumune po punon aktualisht me autoritetet në Serbi për të identifikuar të arrestuarit.

Dy shtetas serbë u arrestuan në lidhje me këtë rast: njëri derisa ishte duke u përpjekur për të kaluar nga Rumania për në Serbi nëpërmjet Danubit dhe tjetri, ndërsa ngiste një kamion me targa serbe në qarkun e Prahovës në Rumani.

“Sipas të dhënave të disponueshme, edhe qytetarët rumunë duket se janë të përfshirë në këtë krim,” tha Banila.

Banila tha se droga kishte arritur në det dhe po kalonte përmes Rumanisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...