Aborti në Kroaci, i ligjshëm por nën kërcënim

Evropë

Aborti në Kroaci, i ligjshëm por nën kërcënim

Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:49
Kroaci

Në letra, aborti është i ligjshëm në Kroaci prej dekadash. Por në praktikë, ai po bëhet gjithnjë e më pak i mundur në vendin me shumicë katolike, ku presioni i fesë po i shtyn mjekët të refuzojnë gjithnjë e më shumë abortet mbi arsye morale.

“Përse gjinekologët janë të detyruar të bëjnë aborte? Nuk shoh në të vërtetë një lidhje”, tha Boris Ujeviç, gjinekolog. “Për mua, – shton Ujeviç, gjinekolog në spitalin publik të Zagrebit, – është një çështje morale”.

Të gjithë kolegët e tij në spital refuzojnë të kryejnë aborte, gjë që nuk ndodhte më parë. Sidoqoftë, tani mjekët refuzues përbëjnë shumicën në Kroaci, ku rreth 60 për qind e gjinekologëve në spitalet publike nuk i kryejnë abortet mbi baza morale, sipas një vëzhgimi të kryer muajin e shkuar.

Sipas një ligji të vitit 1978, i miratuar kur Kroacia ishte pjesë e ish-Jugosllavisë, abortimi mbetet i ligjshëm deri në javën e 10 të shtatzënisë.

Por, që kur vendi ballkanik fitoi Pavarësinë në vitin 1991, Kisha katolike, që mbante një profil të ulët në komunizëm, është përpjekur të rimarrë rolin e saj kryesues, si një forcë morale dhe gardiane e identitetit kombëtar në Kroaci.

Që atëherë, grupe fetare bashkë me aleatë mes politikanëve konservatorë kanë bërë apele për një ndalim të aborteve. Në vitin 2003, mjekëve iu dha e drejta të refuzojnë procedurën për arsye morale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat