Vdes një person pasi u ther me thikë tek xhamia qendrore të Londrës

Evropë

Vdes një person pasi u ther me thikë tek xhamia qendrore të Londrës

Më: 28 mars 2019 Në ora: 21:37
Londër

Policë të armatosur kanë rrethuar xhaminë qendrore të Londrës pasi një person u ther me thikë dhe ndërroi jetë në afërsi të objektit fetar.

Policët thanë se aksidenti nuk ishte ndonjë prapavijë terroriste, por se raportuan që janë futur në xhami për të kontrolluar për të dyshuarit.

Personi, identiteti i së cilit ende nuk dihet, ndërroi jetë në spital, sipas policëve.

“Një person i gjinisë mashkull u gjet duke vuajtur lëndimet nga therja me thikë. Nuk ka pasur ndonjë arrestim deri më tani”, deklaroi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat