Arrestohen 10 persona, dyshohet se po planifikonin sulm terrorist

Evropë

Arrestohen 10 persona, dyshohet se po planifikonin sulm terrorist

Më: 30 mars 2019 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Policia në Gjermani thotë se ka arrestur 10 persona në perëndim të vendit, nën dyshimin se po planifikonin një sulm terrorist.

Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit në Dyseldorf tha se autoritetet janë duke shikuar për lidhjen të mundshme ndërmjet personave të arrestuar dhe grupit militant, Shteti Islamik (IS).

“Ne dyshojmë se ata janë pjesë e IS-it ose simpatizantë të këtij grupi”, tha zëdhënësi.

Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim.

Agjencia e lajmeve Dpa ka cituar zyrtarë të cilët kanë thënë se njëri nga të dyshuarit është nga Taxhikistani, ndërkaq nacionaliteti i personave të tjerë të arrestuar ende nuk dihet./rel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat