Përplasje në Barcelonë mes indipendentistëve dhe përkrahësve të unitetit spanjoll

Evropë

Përplasje në Barcelonë mes indipendentistëve dhe përkrahësve të unitetit spanjoll

Më: 30 mars 2019 Në ora: 17:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Katër javë larg zgjedhjeve legjislative në Spanjë, kanë ndodhur përplasje të dhunshme në Barcelonë gjatë një mitingu të esktremit të djathtë që u rrethua nga manifestues indipendetistë duke shkaktuar plagosjen e pesë personave dhe arrestimin e shtetë të tjerëve, njoftuan burime policore.

Lëvizja e ekstremit të djathtë Vox, mbrojtëse e ashpër e unitetit spanjoll si dhe të mbajtjes së Katalonjës pjesë të Spanjës, ishte mbledhur në Sheshin e Spanjës (rreth 5000 sipas policisë), për të mbrojtur unitetin e vendit.

Por shumë grupe indipendentiste radikale kishin bërë thirrje që të manifestohej përreth mitingut të Vox, për të “protestuar kundër fashizmit”.

“Ndërkohë që policia përpiqej të ndalonte një grup prej rreth 300 manifestueshis që të afroheshin, këta të fundit, improvizuan barrikada me barriera dhe kosha plehrash që u ishte vënë flaka duke sulmuar policinë me gurë dhe shishe”, sipas burimeve policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat