Zgjedhjet në Turqi, përfundon procesi në 32 provinca - Bota Sot
Zgjedhjet në Turqi, përfundon procesi në 32 provinca

Evropë

Zgjedhjet në Turqi, përfundon procesi në 32 provinca

Më: 31 mars 2019 Në ora: 16:04
Foto ilustruese

Kujtojmë se vendvotimet e mbyllura u hapën në ora 7:00 sipas kohës lokale.

Në provincat tjera ku vazhdon procesi i votimit, vendvotimet u hapën në ora 8:00 sipas kohës lokale dhe do të mbyllen në ora 17:00.

Në zgjedhjet e sotme, rreth 57 milionë votues kanë të drejtën të hedhin votën e tyre në 194.390 vendvotime.

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK), në këto zgjedhje garojnë 12 parti politike.

Betejën kryesore zgjedhore do ta zhvillojnë Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP).

Shtatë partitë e tjera që marrin pjesë në zgjedhje janë Partia e Pavarur Turke (BTP), Partia e Unitetit të Madh (BBP), Partia Demokratike (PD), Partia Demokratike e Majtë (DSP), Partia Saadet, Partia Komuniste e Turqisë (TKP) dhe Partia Vatan.

Votuesit në Turqi do të zgjedhin kandidatët për kryetarë të komunave, përfaqësues të fshatrave ose njësive të vogla administrative (Muhtar), anëtarë të këshillave komunalë, anëtarë të këshillave të përgjithshëm provinciale, si dhe anëtarë të këshillave dhe asambleve të fshatrave.

Numërimi i votave do të fillojë pas përfundimit të procesit të votimit, pas orës 16:00 dhe 17:00.

Zgjedhjet e fundit lokale u mbajtën në vitin 2014.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...