Ja kush po udhëheq në zgjedhjet në Turqi - Bota Sot
Ja kush po udhëheq në zgjedhjet në Turqi

Evropë

Ja kush po udhëheq në zgjedhjet në Turqi

Më: 31 mars 2019 Në ora: 20:21
Turqi

Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan kryeson zgjedhjet lokale me 48 për qind të votave, pasi numërimit të 28 për qind të votave, njoftoi sonte televizioni publik TRT.

Partia kryesore Popullore Republikane (CP) e opozitës fitoi 31 për qind të votave, bazuar në rreth 28 për qind të materialit të votimit me më shumë se 194,000 vendvotime, njofton AP.

Një total prej 12 partish politike morën pjesë në zgjedhjet në të cilat qytetarët zgjodhën autoritetet lokale sot për një mandat pesëvjeçar.

Gjithsej 73 kandidatë të pavarur për kryetar bashkie morën pjesë në zgjedhje dhe 57 milionë qytetarë kishin të drejtë vote.

Turqia ka gjithsej 81 provinca, duke përfshirë 30 metropole, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...