Erdogan flet pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Turqi - Bota Sot
Erdogan flet pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Turqi

Evropë

Erdogan flet pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Turqi

Më: 31 mars 2019 Në ora: 21:56
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

“Populli ynë edhe një herë ka reflektuar vullnetin e tij me një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje”, tha presidenti Erdoğan.

Kreu i AK Partisë, Erdoğan, theksoi se “janë të parët edhe si aleancë së bashku me Partinë Lëvizja Nacionaliste”.

“Lus Allahun që rezultatet e zgjedhjeve të jenë në të mirë të vendit tonë, popullit, qyteteve dhe lagjeve tona”, u shpreh ai.

Siç tha ai, partia që drejton ai, ashtu si nga zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit 2002 e deri më tani vazhdon të jetë “partia e parë me diferencë të dukshme”. Ai shtoi se zgjedhjet lokale të radhës në Turqi do të mbahen në qershor të vitit 2023.

“Do të vazhdojmë të punojmë për ta bërë vendin dhe rajonin tonë një ishull paqeje, veçanërisht pa i lejuar organizatat terroriste të lëvizin”, tha Erdoğan, raporton AA.

Erdoğan, i cili foli në konferencën e parë për media pas përfundimit të procesit të votimit, bëri po ashtu bëri të ditur se pas pak do të niset për në Ankara për fjalimin tradicional në selinë e partisë, ku do të vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve.

Më tej, presidenti turk tha se, “Ata që u përpoqën të gjunjëzojnë vendin tonë duke prishur unitetin e popullit, u zhgënjyen edhe një herë”.

Në zgjedhjet e sotme lokale, rreth 57 milionë votues kishin të drejtë të hedhnin votën e tyre në 194.390 vendvotime.

Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK), në këto zgjedhje garuan 12 parti politike.

Beteja kryesore zgjedhore u zhvillua nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP). Shtatë partitë e tjera që morën pjesë në zgjedhje janë Partia e Pavarur Turke (BTP), Partia e Unitetit të Madh (BBP), Partia Demokratike (PD), Partia Demokratike e Majtë (DSP), Partia Saadet, Partia Komuniste e Turqisë (TKP) dhe Partia Vatan.

Ndryshe, zgjedhjet e sotme janë të 19-tat në historinë moderne të Turqisë dhe të parat nën sistemin e ri presidencial, i cili filloi të implementohet pas zgjedhjeve presidenciale dhe të 27-tat parlamentare që u mbajtën më 24 qershor të vitit të kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...