Turqia kërcënon Greqinë e Qipron: Pa lejen tonë s’bëhet asgjë në Egje dhe Mesdhe!

Evropë

Turqia kërcënon Greqinë e Qipron: Pa lejen tonë s’bëhet asgjë në Egje dhe Mesdhe!

Më: 31 mars 2019 Në ora: 22:20
Foto ilustruese

Sipas Akar, këto dy shtete nuk do të mundet të marrin një vendim për këto zona lidhur me veprimtaritë e ndryshme aty pa miratimin e Ankarasë.

Duke folur gjatë një inspektimi të trupave turke në kufirin sirian, Akar tha se ishte një “detyrim ligjor” për të gjithë që të respektonin statusin e ishujve dhe pjesën tjetër të çështjeve që rrjedhin nga traktatet.

“Turqia nuk do të tërhiqet nga interesat dhe të drejtat në detet tona”, tha ai.

Ndërkohë, të enjten ministri i Mbrojtjes i Greqisë Evangelos Apostolakis përsëriti shqetësimin në rritje të Athinës lidhur me sjelljen e fqinjit të saj lindor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat