Erdogan po fundoset: Opozita i rrëmben kryeqytetin e Turqisë

Evropë

Erdogan po fundoset: Opozita i rrëmben kryeqytetin e Turqisë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 23:21
Recep Tayyip Erdogan

(E plotësuar) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partia e tij AK, duket se janë përballur me pengesa në zgjedhjet lokale, meqë partia me të cilën gjendet në koalicion qeveritar, ka humbur zgjedhjet në kryeqytetin e këtij shteti, Ankara dhe me sa duhet edhe në Stamboll.

Transmetuesit në Turqi kanë thënë më 1 prill se kandidati opozitar nga Partia Popullore Republikane, Mansur Yavas ka shënuar fitore të qartë në Ankara, derisa Erdogan pritet të pranojë humbjen edhe në Stamboll, pavarësisht se rezultati ka qenë aq i ngushtë, sa ka mbetur e paqartë se kush ka fituar.

“Në Stamboll, shumica e distrikteve janë ose tonat, ose jemi duke ngushtë me rezultate. Çfarë nënkupton kjo? Edhe nëse nuk fitojmë udhëheqësinë, njerëzit tanë i ka dhënë disktriktet partisë AK”, u ka thënë Erdogan mbështetësve në Ankara.

Këto janë zgjedhjet e para komunale të mbajtura prej kur Erdogan ka rritur fuqitë e tij ekzekutive më 2017, andaj ky proces është konsideruar test për fuqinë e presidentit turk.

Erdogan dhe partia e tij kanë fituar të gjitha zgjedhjet prej kur kjo parti ka ardhur në pushtet më 2002.

Megjithatë kjo është parti është duke u përballur me opozitë në rritje për shkak të recesionit ekonomik, rritjes së papunësisë dhe inflacionit.

Katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e dhunës së lidhur me procesin zgjedhor në gjithë Turqinë.

***

Miliona turq votuan këtë të dielë në zgjedhjet lokale anembanë vendit, të cilat konsiderohen si një “referendum” për politikat e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Rezultatet paraprake flasin për një përmbysje historike të partisë kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), e cila mban një kryesim të brishtë në kryeqytetin Ankara. Ndërkohë, në qytetin me popullsinë më të madhe të vendit, Stamboll, rezultatet janë aq shumë të ngushta, sa që nuk mund të përcaktohet një fitues, edhe pse partia qeveritare AK duket se kryeson.

Më shumë se 57 milionë shtetas turq ishin regjistruar me të drejtë vote për të zgjedhur kryebashkiakët dhe këshilltarët e rinj.

Zgjedhjet vijnë në një periudhë tejet të turbullt dhe mes vështirësish ekonomike. Turqia ka rënë në recesion pas shumë vitesh rritjeje ekonomike, inflacioni ka shkuar në nivelin 20 për qind, ndërsa lira turke ka rënë me më shumë se një të tretën e vlerës.

Presidenti Erdogan i quajti zgjedhjet si jetike për të përcaktuar “mbijetesën” e vendit dhe partisë së tij “për Drejtësi dhe Zhvillim” (AKP), e cila ka dominuar politikën vendase për 16 vite. Këto janë të parat zgjedhje lokale në vend, që kur Erdogani mori fuqi më të zgjeruara ekzekutive në rolin e presidentit, përmes referendumit të vitit të kaluar.

Sa i përket rasteve të dhunshme të lidhura me zgjedhjet, dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar në përplasje anembanë vendit. Dy persona janë qëlluar për vdekje në një qendër votimi në qytetin lindor Malatya, ndërsa raportime lokale flasin se sherri nisi pasi një burrë refuzoi të futej në “dhomën e fshehtë” të votimit, duke preferuar të votojë haptazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat