Pritë në mes të rrugës, vritet vjehrri dhe dhëndëri

Evropë

Pritë në mes të rrugës, vritet vjehrri dhe dhëndëri

Më: 1 prill 2019 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Dy shtetas italianë janë ekzekutuar nga një person i cili u ka bërë pritë në mes të rrugës. Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në Durazzano (Benevento).

Viktimat Andrea Romano, 49 vjeç nga Arienzo ,Caserta dhe Mario Morgillo 68 vjeç nga Durazzano Benevento, janë ekzekutuar me disa plumba.

Sipas mediave italiane nga hetimet paraprake rezulton se me njërin prej viktimave dhe vrasësit ka pasur mosmarrëveshje të vjetra. Shkak i sherrit dyshohet se mund të jetë një aksident rrugor i ndodhur një vit më parë që është shkaktuar nga djali i Mario Morgillo.

Sipas, medias “Ansa”, policia ka shoqëruar në kazermë një person të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat