Zgjedhjet në Ukrainë ishin "të administruara mirë"

Evropë

Zgjedhjet në Ukrainë ishin "të administruara mirë"

Më: 1 prill 2019 Në ora: 17:56
Kiev, Ukrainë

Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë të hënën se zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të dielën në Ukrainë ishin "të administruara mirë" dhe "konkurruese".

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se rrethi i parë i votimeve ka ofruar zgjedhje të gjerë kandidatësh dhe se pjesëmarrja ka qenë e lartë.

Komediani pa përvojë politike, Volodymyr Zelenskiy, fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e 31 marsit.

Me 84% të votave të numëruara, Zelenskiy fitoi 30.4% të tyre, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas rezultateve të tij, i dyti doli presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, me 16%, ndërsa e treta ish-kryeministrja e këtij vendi, Yulia Tymoshenko, me 13.3%.

Dy të parët pritet të shkojnë në balotazh, muajin e ardhshëm.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tetyana Slipachuk, tha se votimi dhe numërimi i votave u zhvilluan "pa shkelje sistematike".

Sipas saj, pjesëmarrja në votime ka qenë 64%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat