Këshilli i Evropës: Nuk jemi bindur për mjedisin e lirë të zgjedhjeve në Turqi

Evropë

Këshilli i Evropës: Nuk jemi bindur për mjedisin e lirë të zgjedhjeve në Turqi

Më: 1 prill 2019 Në ora: 19:37
Ilustrim

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i Këshillit të Evropës në zgjedhjet lokale në Turqi tha sot se nuk ishte "plotësisht i bindur" se Turqia kishte një "mjedis të lirë dhe të ndershëm zgjedhor".

Andrew Dawson, i cili udhëhoqi misionin, i bëri thirrje qeverisë turke të respektojë rezultatet e zgjedhjeve, veçanërisht në krahinat me shumicën kurde, pasi që nga viti 2016 qeveria ka zëvendësuar zyrtarët e zgjedhur në 95 komuna të tilla për lidhje të dyshuara me militantët e jashtëligjshëm kurdë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat