BE-ja përshëndet nivelin e lartë të votuesve në zgjedhjet lokale në Turqi

Evropë

BE-ja përshëndet nivelin e lartë të votuesve në zgjedhjet lokale në Turqi

Më: 1 prill 2019 Në ora: 21:33
Maja Koçijançiq

Bashkimi Evropian ka vlerësuar pozitivisht pjesëmarrjen e lartë të votuesve në zgjedhjet e djeshme lokale në Turqi, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç në në një konferencë për median.

“Shkalla e lartë e daljes në votime riafirmon lidhjen e fortë të votuesve për demokracinë”, deklaroi Maja Kocijançiç.

Sipas të dhënave jozyrtare, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet lokale në Turqi ishte afërsisht 85%.

Miliona qytetarë të Turqisë votuan në zgjedhjet e së dielës për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive në Turqi, anëtarët e këshillave të qyteteve, përfaqësuesit e njësive më të vogla administrative, si dhe anëtarët e këshillave këshillave bashkiakë për pesë vitet e ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat